Ne nje interviste sinoptikania Adola Bani se muaji maj do të mbyllet me temperatura të larta por dhe reshjet e shiut do te jene prezente dhe pse kjo jave ka pasur dhe dite te nxehta por dhe reshje shiu.
Metereologja thote se:“Nuk është situatë normale pasi në muajt e pranverës nuk jemi mësuar që të kemi temperaturat e korrikut dhe gushtit, por duke qenë se kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës ka sjellë këtë mjegullën me grimca pluhuri dhe temperatura të larta në territorin shqiptar dhe rajonet e tjera.
Kjo paqëndrueshmëri e motit do të jetë edhe në javën në vijim. Më pas mund të themi se do të përmirësohet situata, rënie të temperaturave dhe prezencë të reshjeve. Këto ditë kemi patur mot të vranët, por dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellin prezencë të shirave në pjesën më të madhe të territorit.”
Ndërkohë muaji qershor do të hyjë me ditë të nxehta, ku temperatura maksimale do të arrijë në 30-31 gradë celsius.