Momente nga dasma. Momenti emocionues kur përlotet vajza e Mark Frrokut

Ditën e djeshme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur Rudina dhe Marku kërcejnë të përqafuar me fëmijët e tyre, ku vajza e madhe e ish-deputetit shihet me lot në sy nga emocionet.

Gjithashtu vëmendjen ka tërhequr edhe momenti kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në pamje, shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.