Zakonisht jemi njohur me raste paragjykues te industrise se modes dhe bukurise por ky eshte nje rast i vecante. Edhe pse tashme dihet se ky eshte nje sektor tejet fitimprures, konkurrenca eshte e ashper shume pasi jane miliona dollare ne loje.
Tregu me dashje apo jo le pas standarte bukurie qe jo vetem jane te paarritshme per njerezit e thjeshte por jane edhe diskriminuese, te demshme e helmuese.
Kate Grant nga Irlanda e Veriut, u bë individi i parë me sindromën Down qe perfaqesoi kompaninë kozmetike Benefit në vitin 2019 në moshën 20-vjeçare. Ajo ishte modelja e pare me sindromen Down qe eci në pisten e Javes se Modes te njohur ne Belfast.
Kur Grant ishte e ftuar në emisionin e BBC1 “Role Models”, ajo fillimisht tregoi interes për të ndjekur modelingun. Ajo tani ka arritur akoma më shumë gjëra e jo vetem te jete imazhi i fushatës Benefit Roller Liner Eyeliner. Benefit pohoi se ajo “ra në çast në dashuri” me Grant pasi pa një film për karrierën e saj të modelimit. Ajo mishëroi gjithçka që ne përfaqësojmë si biznes, kështu që ne e dinim se duhej të gjenim një mënyrë për të punuar me të, tha firma në një deklaratë. “Energjia e saj e madhe ishte kaq ngjitëse dhe ne ishim të intriguar nga zelli i saj i jashtëzakonshëm për jetën dhe këmbënguljen.”
Benefit deklaroi gjithashtu se mendonte se fushata reklamuese do të ndihmonte për të demonstruar “se fotot e bukurisë dhe kozmetikës mund të përfshijnë pozitivisht njerëz nga të gjitha sferat e jetës”.
Grant bëri histori edhe një herë më vonë atë vit, kur u emërua gruaja e parë me sindromën Down që mori medalje nderi në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretëreshës. Deirdre Grant, nëna e saj, tha në një intervistë me BBC se ata “thjesht po shpërthenin nga krenaria” .
20 vjecarja Grant shprehu dëshirën për të vazhduar përdorimin e modelimit që të përhapte “Të kuptuarit e personave me nevoja unike”. Një deklaratë e shkurtër por elokuente nga biografia e Grant që do të mbahet mend është “Të jesh ndryshe është e bukur”.shiko.news