Mjeku shqiptar jep lajmin e re ndë, ja çfarë zbulon për Covid-in

Doktori Nevruz Caushaj, kardiolog thote se covid nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh:

“Shtimi i v.dekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i v.dekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.

Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët. Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e parë“, tha Caushaj.