Mjeku nxjerr bllof kryeministrin Rama, ja nga erdhën në të vërtetë vaksinat

Shumë e paqartë mbetet fakti se cili vend ka furnizuar me dozat e para të vaksinës Shqipërinë.

U Fol se ato erdhën nga Greqia pas takimit të Ramës me homologun e shtetit fqinj por sot i hodhi poshtë këto aludime.

U tha gjithashtu se një pjesë e tyre erdhën nga Kosova por Rama vazhdon të theksojë se ishte BE-ja që miratoi dërgimin e tyre. Pak momente më parë mjeku i mirënjohur Artan Koni u shpreh se qeveria Rama ka një mungesë të madhe të transparencës.

Ai këmbëngul që këto vaksina kanë ardhur nga Dubai, vendi ku darkuan dhe disa nga deputetët e vendin në videon e bërë virale ditën e kaluar.

Koni thekson se kjo është arsyeja që Edi Rama vendosi të flasë më tepër rreth vaksinave ditën e sotme, pasi i siguroi ato nga Dubai. Ai përfundoi se nëse do të kishin ardhur nga BE-ja, kjo e fundit do ta kishte konfirmuar vetë lajmin.

Ja postimi i plotë i Konit:

Nga erdhen vaksinat?

Lajmi i ardhjes se vaksinave ne Shqiperi ishte i papritur, pasi me pare ishte deklaruar se do vinin nga java e 3-te e Janarit. Padyshim qe sa me pare te vijne, aq me mire. Por nga mungesa e transparences lindin dyshime te llogjikshme.

Normalisht, vendet e BE-se te cilet shquhen per sjelljen e pergjegjshme ndaj popujve te tyre, anonimitetin e mbajne ne minimumin e mundshem…sidomos per nje teme kaq delikate sa vaksina (ne nje kohe kur edhe ata nuk kane vaksina teper). Nese dhurata na paska ardhur nga ndonje vend i BE-se, jam i sigurt se do ishin ata te paret qe do e benin publik lajmin.

Fundjaven qe kaloi pati nje ortek mediatik ne rrjetet sociale ne lidhje me darken e pushtetareve tane ne Dubai, ne prani te nje oligarku shqiptar. I gjendur perballe indinjates popullore ne nje kohe kur vendi permbytej nga shira te furishem, edhe vete Rama (jo prezent ne takim) u mundua te justifikoje vasalet e tij, me deklarata klishe te tipit “ne punojme nga mengjesi deri ne darke per ju, nuk eshte ashtu sic duket, eshte darke pune, per ju punojme edhe kur hame buke” etj…

Te nesermen, vete Rama dha lajmin e ardhjes se vaksines. Eshte e padiskutueshme qe kete lajm ai e përdori për propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend. Rrjedhimisht, vjen ne menyre llogjike te hamendesojme se vaksinat kane ardhur nga Dubai. Ministrat tane duhet te jene takuar me pushtetaret vendas, duhet t’i kene sqaruar problemin e madh te “bad PR” qe kane ne Shqiperi, dhe do i kene kerkuar disa doza vaksine…sepse per ta nuk ka rendesi sasia, rendesi ka mbulimi i diellit me shoshe.

P.S: Fimra prodhuese?? Mbetet per t’u pare a do aplikohen 2 doza vaksine, apo vetem 1. Kjo eshte e vetmja menyre per te hamendesuar rreth prodhuesit te kesaj vaksine…sepse ne nje vend ku transparenca nuk ekziston, te verteten mund ta gjesh vetem me rregull treshi !!