Mjeku i njohur Arjan Mezini ka folur serish ne lidhje me koronavirusin dhe u tregoi qytetareve si tekurohen në shtëpi, dhese kur duhet t’i drejtohen spitalit.
Keshtu në studion e “Open”, mjeku u shpreh se shenjë alarmi duhet të konsiderohet se pari temperatura e lartë, 39, që mund të vazhdojë për ditë me radhë.
Sipas Mezinit, në këtë moment tregon se ka një komplikacion dhe për këtë, pacienti duhet t’i drejtohet spitalit.
Ai shtoi po ashtu se shumë problematik është paniku, që sipas tij po i lodh me shume njerëzit, duke i ulur dhe imunitetin q kane pas fituar.
“Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Temperatura 37 e gjysmë është normale.
Ajo që po i lodh njerëzit është paniku, i cili ul dhe imunitetin. Njerëzit në panik e kalojën më me vështirësi sëmundjen. 95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë, është tinëzar se të sjellë çdo ditë një gjë, por nuk duhet të ketë panik”, u shpreh mjeku.