Mjeku i mirenjohur Dritan Kalo del me nje thirrje urgjente ndaj qytetareve, ja cfare duhet te beni sot kur jeni te izoluar

Doktori i njohur Dritan Kalo ka dale me nje tjeter thirrje te forte per te gjithe qytetaret ne keto kohe te izolimit.

Ai i fton te gjithe qe te qendrojne ne shtepi duke bere durim, kujdes, duke u ushqyer shendetshem, me hiegjiene maksimale te vetes e te ambjentit perreth dhe ajrosje te vazhdueshme te shtepise, por mbi te gjitha me mendime pozitive se cdo gje do te kaloje.

Postimi mjekut Kalo:

QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë. KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithcka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-jatrin, për t’u INFORMUAR nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse; për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!