Mjekja shqiptare në Gjermani flet për pikun e koronavirusit në Shqipëri: Ja cili është gabimi i madh që po bëjmë

Mjekja shqiptare Aurora Meta Dollenberg qe ka vite me banim ne Gjermani ka folur për situatën e pandemisë në Shqipëri.

Mjekja e cila është njekohesisht edhe kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë tha per Shqipërine se është duke e përjetuar pikun e pan demisë tani, dhe jo sic eshte thene në mars e prill, kur e përjetuan shume vende evropiane.

“Ne po e përjetojmë pikun tani dhe jo atëherë kur u ndërmorën masat. Personalisht kam përgëzuar masat që u ndërmorën. Kemi dalë nga masat shtrënguese me të njëjtin intensitet siç hymë në izo lim, me mendimin që ja dolëm dhe u harrua disi. Por popullata duhet të bëj diçka, dhe qeveria duhet patjeter të bëj diçka për të ndërgjegjësuar të gjithë strukturat për epideminë”, tha ajo në një intervistë për abcneës.

Ndërkaq, mjekja tha se si gjithmone ne shqiptarëve disiplina na duket e tepruar dhe ndaj ky është gabimi jonë i përbashkët.

Ajo shtoi me tej se sipas saj maska duhet të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur nga te gjithe qytetarët.