Një burri të cilit iu dha një vit jetë pasi u diagnostikua me një formë agresive të kancerit, tani është shëruar falë një prove në Mbretërinë e Bashkuar me imunoterapi.
Robert Glynn, 51 vjeç, një saldator nga Manchesteri, tha se “nuk do të ishte këtu” nëse nuk do të ishin rezultatet e jashtëzakonshme të provës së imunoterapisë të drejtuar nga fondacioni Christie NHS në Mançester, raportoi The Guardian.
Glynn u diagnostikua me kancer në kanalin biliar intrahepatik, një ditë para ditëlindjes së tij të 49-të në qershor të vitit 2020, pasi përjetoi dhimbje të forta në shpatullën e tij, e cila e la atë të paaftë për të fjetur.
I njohur gjithashtu si kanceri i traktit biliar, kjo gjendje agresive bën që qelizat që rreshtojnë kanalet biliare të shumohen dhe të rriten më shumë seç duhet. Kanalet biliare janë tuba të vegjël që lidhin mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe zorrën e hollë.
Në kohën e diagnozës së Glynn, kanceri ishte përhapur në gjëndrën e veshkave dhe mëlçinë e tij, me tumore shumë të mëdha për t’u operuar. Kanceri i tij u klasifikua si stadi 4.