Nje akuze eshte bere ndaj qeverise nga mjeku i njohur Erion Dasho pasi ai thote se nuk eshte faji i qytetareve ja se si shprehet ai.
Reagimi i plote i tij:
EDHE NJËHERË PËR QYTETARIN! Raportimi ditor i rasteve me koronavirus, mbyllet me refrenin tashmë te fajësimit të qytetarëve për mosrespektim e masave parandaluese.
MJAFT!!! Mjaft fajësuat qytetarët dhe shoqërinë për mungesë bindjeje dhe përgjegjshmërie! Mjaft i kërcënuat ata me izolim! Nuk ka shoqëri dhe qytetarë jo inteligjentë apo të papërgjegjshëm, por ka drejtues të paaftë! Kur i shpjeguat qytetarëve në mars se duhej të izoloheshin, ata ju besuan dhe u bindën. A i mbani mend rrugët bosh dhe qytetet fantazma në mars dhe në prill?
BËNI MIRË TË PYESNI VETEN PËRSE TË NJËJTËT QYTETARË NUK PO JU BINDEN SOT
Mos harroni se keni qytetarin që keni patur gjithmonë; qytetarin që jeni edhe vetë; qytetarin të cilin duhet t’a doni e t’a respektoni; qytetarin për shëndetin e të cilit duhet të kujdeseni; dhe qytetarin të cilit duhet t’i shërbeni. Mos mendoni se qytetarit i dhimbsej jeta dhe shëndeti në mars, kurse në qershor nuk i dhimbset! Apo se meraku për prindin e moshuar, vëllanë e sëmurë nuk është i njëjti si në mars edhe tani!
Mos ju shmangni përgjegjësisë SUAJ profesionale dhe ligjore për të mbrojtur qytetarin nga COVID, por merrni masa inteligjente dhe jo ekstreme, komunikojini ato thjesht dhe kuptueshëm, duke e ndihmuar qytetarin të kuptojë situatën dhe të sillet në mënyrë të përgjegjshme për të mbrojtur shëndetin e vet, të familjes dhe të komunitetit.
Është përgjegjësia juaj të mbroni mjekun dhe infermierin! Të moshuarin dhe të sëmurin kronik! Me masa inteligjente dhe jo me izolim apo karantinë! Tregoni respekt dhe dhembshuri sepse ai që sëmuret, shtrohet në spital apo humb jetën është qytetari! Në fund të fundit, është shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por ju keni përgjegjësinë profesionale, morale dhe ligjore t’u mundësoni qytetarëve t’i mbrojnë ato