Kush lejohet të udhëtoj mbas datës 15 Qershor drejt Greqise. Si do kryhen udhëtimet nga cila qytete

Ndryshon plani per te udhetuar drejte Greqise ku ministri grek ka shtyr levizjen drejte greqise nga e hena date 15 qershor ne 1 korrik.

Agjensia e njohur ka bere me dije se si do te levizet nga Greqia drejt Shqiperise dhe anasjelltas.

Ja postimi i plote:

Të ndëruar pasagjer. Siç u bë e ditur, qeveria greke ndërroj datën e hapjes së kufirit nga 15 Qershor në 1 Korrik. Për këtë arsye jemi të detyruar të ndërrojmë dhe ne mënyrën e udhëtimit. Udhëtimet nuk do bëhen direkt, por do vazhdojnë të bëhen me ndërrim autobusi, siç kanë qënë deri tani.

Autobusat do nisen çdo ditë në mëngjes nga Athina Pireu dhe Korinthi për në Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Patos, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Elbansan, Gjirokastës Tepelenë. Personat që dëshirojnë të udhëtojnë duhet patjetër të paraqiten nëpër agjensi një ditë përpara për të siguruar biletat

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit

Zyra Athinë 2105203350-2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023

Mënyra e udhëtimit

Për shkak të disa problemeve dhe pengesave që po shfaqin pikat kufitare, jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit. Nga këtej e tutje, dhe deri në hapjen e plotë të kufijve, udhëtimi deri në pikën kufitare të Kakavisë do bëhet me autobus të tjetër, dhe në Kakavi do ju presin autobusa te tjera, të cilat do ju çojnë në destinacionet tuaja në Shqipëri. Pra udhëtimi do behet me dy ndalesa njëra në Kakavi që ndërrohet autobusi. Në Kakavi do ju presi autobus tjeter. Për këtë arsye jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe)

Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.

Deri tani bëhet e ditur se në Greqi do vazhdojnë të lejohen të hyjnë këto qytetarë:

Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
Të gjithë qytetarët shqiptare me leje qëndrimi në Greqi
Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)

Nuk do lejohn turist, ose qytetarë Shqiptarë me 90 ditore. si dhe personat me veveosi blu

Nga ana tjeter në Shqipëria vazhdon të ketë kufirin e hapur për të gjithë.