Mjaft harxhuat lekë picerive! Ja receta perfekte për brumin e picës, duhen vetëm pak gjëra

A doni të gatuani në shtëpi picë shumë të shijshme? Këtu është receta!

Përbërësit:

600 gr miell; 15 gr kripë; 15 g sheqer; 20 ml vaj luledielli; 330 ml ujë; 1/2 maja e birrës.

Fazat e përgatitjes:

Përzieni miellin, sheqerin dhe kripën në një tas.

Shkrini majanë dhe shtoni vaj dhe ujë, shkruan ShkodraNews.

Përziejeni derisa të merrni një masë me topa të butë.

Lëreni në një vend të thatë me një mbulesë.

Pas rreth një ore përzieje përsëri.

Përsëriteni këtë veprim 3 herë.

Hapeni brumin në një tavë 30 × 30, vendosni sipër përbërësit e picës dhe piqeni.

Ju bëftë mirë! /