Home TE NDRYSHME Misteri brenda ditarit të Caroline. Hetuesit konfuzë. Çfarë realisht ka ndodhur në...

Misteri brenda ditarit të Caroline. Hetuesit konfuzë. Çfarë realisht ka ndodhur në Kretë

426
0

Ekzistenca e një bashkëpunëtori në ngjarjen e 20-vjeçares britanike në Greqi nuk është përjashtuar nga autoritetet e vendit fqinj.

“Një parim themelor dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një ngjarje është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

Si informacioni për pilotin, ashtu edhe ai për të kaluarën e marrëdhënies së tij me Caroline ngre shumë pikëpyetje, të cilat për momentin mbeten pa përgjigje. “Mund të ketë një autor moral së Caroline” tha ish-zyrtari i policisë greke Thanassis Katerinopulos.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një ngjarje e kryer në nxitimi” shtoi ai.

“Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye?

Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë.

Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje, të cilët e çuan pilotin drejt asaj qe ndodhi. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar lidhur me ngjarjen.

Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit.

“Publikimi i ditarit jo vetëm ofendon kujtimin e ish bashkeshortes, por mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të pandehurin”, tha thënë Vassilis Pilotis.