Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u ndal në katër çështje të rëndësishme per rregullat qe duhet te marrin dhe cdo behet me vitin shkollor:
Ajo shprehet se:“Nuk kemi ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. [Këtë vendim] do ta kemi në fund të prillit, pra është punë ditësh. Thjesht po shohim situatën me koronavirusin dhe po presim një vendim të Task-Forcës nëse mund të kthehemi në shkollë apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati për të dyja rastet.”
“Gjithashtu në fund të prillit, kur të merret vendimi për vitin shkollor, do të botohen edhe planet e reja orientuese për maturën, që nuk përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushte [normale] shkolle.”
Në vijim të komunikimit, Shahini shtoi:
“Brenda pak ditësh do të marrim vendimin përfundimtar për mbylljen e vitit shkollor. I kemi gati skenarët dhe udhëzuesit për vlerësimin e nxënësve si në kushte shtëpie ashtu edhe në rast se kthehemi në shkollë.”