Më në fund një lajm i mirë, këto janë qytetet shqiptare që do të dalin më shpejt nga izolimi

Kryeministri Rama se fundmi, duke ka paralajmëruar se në zonat me risk të ulët të përhapjes së COVID-19 do të ketë masa të reja lehtësuese. Ketu ai permendi qytetet si Gjirokastra dhe Dibra ku deri tani ka nje perhapje minimale virusi. Ndersa zona me risk të lartë përmendi Krujën, Tiranën dhe Durrësin ku nuk do te kete asnje lehtesim.

Rama ne fjalen e tij tha se masat e reja do te shpallen ne javen e ardhshme por paralajmeroi se nuk do te jene me te njeta ne te gjithe bashkite e vendit as fasha orare e as levizja e kembesoreve.

“Prej javës së ardhme në bazë të hartës së epidemisë dhe propozimit të Ministres së Shëndetësisë do të pilotojnë në disa zona me risk të ulët një lehtësim më të madh të masave se sa në pjesën tjetër të vendit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Por meqe prej disa ditesh e javesh kemi bllokim te ekonomise kjo ben qe te ndryshohet taktika e karantines. “Virusi nuk ikën meqë ne rrimë mbyllur por ai është aty pas derës tonë dhe sapo dalim jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë. Deri kur të dalë vaksina, mblidheni mendjen se duhet të jemi të vëmendshëm dhe se nuk duhet të shkelim më nga shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur ky armik. Por as nuk mund të mbyllemi dot pafundësisë pa gjeneruar më të ardhura për familjen kur kanë mbaruar kursimet dhe personat që mund të ndihmojnë, kjo është e papranueshme qoftë për një familje e qoftë për një shtet”, tha z. Rama.