Besa Shahini, Ministrja e Arsimit ka sqaruar se si do te veprohet ne rastet kur nje mesues apo nje nxenes do te rezultoje pozitiv me Covid-19 dhe cdo gje do te qartesohet e plote qe para se te nisi shkolla.
Madje ministrja beri edhe dallimin midis shkollave me pak nxenes dhe atyre me shume nxenes.
“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19.
Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë.”
“Grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie online. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Besa Shahini iu përgjigj edhe interesit të disa nxënësve dhe mësuesve mbi paqartësitë e tyre.
Udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe përgjigjet për disa nga pyetjet tuaja do ta gjeni ketu:👇🏼
Click to access Udhezuesi-per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021.pdf