Ministria:“Jam e kënaqur që keni bërë vaksinën”/Shikoni si ja kthe studentja

Ditën e djeshme nisi viti i ri akademik dhe studentët iu rikthyen auditoreve pas një shkëputje të gjatë për shkak të pandemisë Covid. Por qeveria ka vendosur si kusht se brenda auditoreve do të lejohen vetëm studentët e vaksinuar. Për këtë arsye, një pjesë e studentëve që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën, u ngritën dje në protestë dhe e kundërshtuan një kusht të tillë.

Ndërkohë ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi vizitoi Universitetin e Politeknikut për të parë nga afër situatën. Me rolin dhe tonin e një “misionareje” e cila shqetësohet për shëndetin e studentëve, ajo nisi t’i pyeste një nga një ata nëse e kishin bërë vaksinën. Dhe në fakt duket se skenari ishte menduar mirë, pasi një student të cilin e takon në mënyrë “rastësore”, i bindet kërkesës së ministres për të bërë vaksinën.

Por ndryshe u shpreh një studente tjetër pak më pas. Teksa ministrja Kushi pa certifikatën e saj të vaksinimit, tha se ndihej e kënaqur. Por vajza tha se “fatkeqësisht nuk e ka bërë me dëshirë dhe se ishte ndjerë e detyruar”, duke nënkuptuar kështu se në rastin më ekstrem, nuk mund të rriskonte të humbte vitin mësimor.