Ministria Manastirliu del me njoftimin e fundit, nuk mjaftojne kufizimet ndaj duhet

Diten e sotme Ministria Manastarliu ka dalë sot me një njoftim së bashku me foton ilustruese, rekomandohen tre hapat që duhen ndjekur për të këputur zinxhirin e infektimit, përfshirë këtu ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C.