ZOnja Ogerta Manastirliu se fundmi ka nxjerre disa te dhena te reja. Ministrja e shendetesise ka publikuar disa te dhena nga te cilat ka treguar ato qe jane fakte dhe te rreme. Ministria e Shendetesise eshte nisur nga cdo informacion qe ka qarkulluar se fundmi mbi koronavirusin dhe keto te dhena i ka nxjerre ne formen e nje vidjoje informuese.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:
E rreme- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë
Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave
E rreme-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua
Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët
E rreme- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen
Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin
E rreme- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social
Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.