Qeveria izolohet ndërsa parlamenti do të jetë i mbyllur për një javë pasi Ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly del pozitiv me Covid-19..
Ministri Donnelly u ndje keq pasditen e së hënës, ku nga tamponi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit dhe keshtu i gjithe parlamenti u fut ne karantine.
Në mëngjes ai kishte marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, çka bëri që të jepet alarmi.
Që nga Kryeministri dhe deri tek personeli teknik, që të gjithë u izoluan.
Ndërkohë, ministri i Transportit, Eamon Ryan, ishte në karantinë, për shkak të një rasti pozitiv në familje.
I urojme sherim te shpejte.