Miliarderi zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet/ Nuk kemi nevojë për Maldivet dhe Spanjën

Shumë vizitorë, jo vetëm shqiptarë, por edhe tM huaj, e cilësojnë bregdetin shqiptar një destinacion të preferuar për të kaluar pushimet e verës. Nuk janë të paktë personazhet e njohur që promovojnë bukuritë e vendit.

Një nga ata është edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Shqipëri.

Krahas një fotoje të publikuar në llogarinë e tij të “Facebook”, ai e krahason vendin tonë me Kroacinë, Spanjën dhe Maldivet.

“Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë”, shkruan Pacolli.