Në mëngjesin e 25 dhjetorit dhjetëra mijëra anglez morën një dhuratë të papritur ne banken e tyre.
Banka Santander kreditoi aksidentalisht 130 milion paund në 75 mijë llogari rrjeshëse britanike.
Stafi i institucionit të kreditit tashmë po përpiqet të rikuperojë paratë, por detyra bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi në shumicën e rasteve kreditë janë bërë në llogaritë rrjedhëse të bankave rivale.
Sipas gazetës britanike The Times, gabimi ka ndodhur kur pagesat nga 2000 llogari të korporatave janë bërë dy herë.
Banka ka theksuar se tashmë ka filluar bisedimet me institucionet rivale duke shpjeguar se banka do të përpiqen të rikuperojnë paratë nga llogaritë e klientëve të tyre.
Megjithatë, është e paqartë se si do të përgjigjen në rast se klientët e tyre tashmë i kanë shpenzuar paratë.
Santander ka specifikuar se mund të kontaktonte drejtpërdrejt me njerëzit për të marrë paratë.