Nga dita e merkure priten rritjet e temperaturave te shkojne deri ne 39 grade.
Metereologu Hakil Osmani eshte shprehur se:“Fillim java ka sjellë shpeshtësinë e vranësirave, të cilat do të krijojnë dhe mundësira për reshje të pakta dhe të papërfillshme, të fokusuara këto në zonat lindore.
Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, pritet të ketë përmirësim të motit. Kjo do të thotë se do të kemi intervale të gjata me kthjellime që do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Por jo vetëm përmirësim të kushteve të motit, do të kemi dhe temperatura të larta gjatë kësaj jave”