Metereologia jep lajmin e mire per motin se kur largohen reshjet e derores dhe shiu

Metereologia Anira Gjoni nga IGJEUM thotë se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave, por ajo sqaron se nuk do të ketë reshje dëbore apo shiu në këto ditë të para të javës.

Në një intervistë, Gjoni u shpreh se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.

“Nuk presim më të ketë reshje dëbore, pasi janë ezauruar tashmë. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën.

Nga dita e martë, në zonat e ulëta temperaturat minimale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius.

Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.

Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta.

Në bregdet nuk presim të kemi problematika për sa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, theksoi ajo.