Meteorologia zbulon dimrin e eger qe do ndodh dhe se çfarë na pret në muajt e ardhshëm!

Meteorologës Tanja Porja eshte shprehur se na temperaturat do te bien dhe na pret nje dimer i eger.

Ajo ka thene se:”Janë larguar reshjet nga territori. Reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë që kanë shkaktuar problematika gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot reshje të pakta janë prezente, kanë qenë gjatë natës. Termometri ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme. Maksimumi i temperaturave do të ngjitet deri në 13 gradë celcius. Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.