Dita e sotme do te jete me reshje shiu sidomos ne zonat ne veri e verilindje te vendit. Tanja Porja eshte shprehur se ne venden malore moti do te jete me reshje debore ndersa ne jug te vendit priten rrebeshe afatshkurtra.
Nga pasditja e dites se premte reshjet do te jete ne prezente dhe me te dendura rreth 100-120mm reshje ku për shumë zona është sasia mujore e reshjeve. Porja theksoi se do të ketë reshje me intensitet të lartë dhe rrezik për përmbytje. Qyetet qe do te preken nga moti i keq do te jene Tiranë, Elbasan, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.
Ndersa gjate mesnates temperaturat do te bien dhe reshjet e shiut do te jene me te pakta gjate dites se shtune. Fundjava do të jetë e ftohtë, me diell pa reshje deri në fund të muajit nëntor.