Pritet që stuhia që ka goditur Italinë pasditen e sotme të zhvendoset edhe në Shqipëri ndaj duhet te beheni gati dhe te mos udhetoni pershkak te rebesheve te shiut.
Pritet qe shirat te prekin veriun e vendit dhe ky eshte nje paralajmerim.
Deri në 65 km/h kap shpejtësia e furtunave me erëra dhe shi të rrëmbyeshëm në rajonet përreth Romës. Sipas meteorologëve, këto furtuna do të zhvendosen përtej Adriatikut deri në Shqipëri.
Parashikohen shira të rrëmbyeshëm, teksa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar sot letër pesë prefekturave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu. Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Ndaj duhet te jeni te kujdesshem dhe te merrni masat.