Mësuesja nga Elbasani shkruan një letë prekëse për vitin e ri shkollor: A jemi të përgatitur të humbim!?

Nje mesuese e gjuhes dhe letersise ne qytetin e Elbasanit ka shumruar nje leter shume prekese me disa pika qe te bejne te reflektosh.

Ajo e nis me nje reflektim personal si mesuese por edhe si nene se cfare veshtiresise do te kete puna ne kushte pandemia si edhe si do te jete sjellja e nxenesve ne kushte te distances fizike-sociale.

Mesuesja hedh pikepyetjen se sa e afte do jete dhe sa do te realizohet ora e mesimit ne 30 minuta pa mimika apo edhe me zerin pas maskes qe vetvetiu ulet dhe per me teper si do ta mbajne masken per orete tera kur ajo krijon lageshti apo tek nxenesit mbase probleme ne frymemarrje.

Pervec faktit se mbase shkolla do tu behet e veshtire vetem me lendet shkencore dhe shoqerore, si do te rrine te gozhduar pa levizur kur argetimi i tyre ishte 5 minuteshi dhe oret e lehta.

Kerkese e saj ishte mendimi per tu organizuar mesimi edhe jashte ne oborrin e shkolles si edhe shume pikepyetje te tjera.

Me tej ka vazhduar me shume pikepyetje dhe mendime edhe si prind nisur qe nga pergatitja e mjeteve higjienike e bukes pa marre nga shtepia.

Por e permbyll shume bukur:

“Mua një mijë pyetje e mëdyshje ma trazuan sot shpirtin dhe mendjen, por ajo që vuri në alert tërë qenien time ishte shqetësimi thellësisht human: Po sikur, (O Zot mos qoftë!) të humbim jetë fëmijësh, si do të reagonim të gjithë ne, mësuesit, nxënësit, prindërit? A jemi ne të përgatitur për humbje të tilla? Po të humbim jetë mësuesish, nga ata mësuesit tanë të vjetër, të përkorë, të mbrujtur me përvojën e jetës profesionale, nga ata që i kërkojmë me qiri, nga ata mësuesit tanë të mrekullueshëm, me kokën mbi libra, por fatkeqësisht me imunitet të dobët, a do ta përtypnim dot si statistikën e radhës? A është e gatshme MASR-ja të humbë burimet e saj njerëzore më me vlerë? “Është lụftë,- më tha dikush sot- dhe lụfta, edhe pse me një virus të padukshëm, humbje ka!”. U pështjellova e tëra. A nuk e kupton ky njeri se sa e vështirë është të lindësh e të rritësh një fëmijë sot?! A nuk e kupton ky njeri çdo të thotë të rritesh jetim?!

Lụfta për dijen a s’është veçse lụfta për jetën?!”