Mesnik (byrek me mish)

Përbërësit

4 qepë
500 gr mish viçi
300 ml vaj ulliri
400 gr miell
1 vezë
niseshte
kripë
1 tufë nenexhik

Përgatitja
1
Në një enë vendosim mishin për të zierë përreth 1 orë derisa të jetë zierë.
2
Zëmë brumin e byrekut dhe e e lëmë të qetësohet pak.
3
Fillojmë ne hapjen e petëve, 2 prej tyre i vëmë në furrë të piqen, 2 i lëmë të pa pjekura.
4
Marrim 4 kokrra qepë, i grijmë dhe i kavardisim me pak vaj.
5
Heqim mënjanë mishin dhe shtojmë qepët tek lëngu i mishit dhe i hedhim kripë, piper.
6
Vendosim një petë të njomë dhe e lyejmë me pak vaj.
7
Shkërmoqim sipër njërën nga petat e pjekura. Më pas shtrojmë një shtresë me mish të copëtuar dhe pak nga lëngu i mishit me qepën.
8
Më pas shkërmoqim petën tjetër të petës së pjekur dhe shtrojmë dhe një shtresë tjetër mish dhe lëng me qepë.
9
Vendosim në fund petën e njomë dhe e lyejmë me pak yndyrë. E fusim në furrë për 40 minuta në temperaturë 170 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *