Mësim deri në 4 turne, orët me 30 minuta, ja cili pritet te jete plani i pazakonte i Ministrisë së Arsimit,

Eshte bere e ditur se ne Shqiperi shkollat do te hapen ne 14 shtator por me disa kushte te pazakonta si pasoje e mbrojtjes nga virusi.
Keshtu sipas Ministrise se Arsimit eshte vendosur ne bashkepunim me ekspertet se mesimi do te behet cdo dite ne klasa por nxenesit do te ndahen ne disa turne e me nga 30 minuta cdo ore.

Ndaj qe pritet se data 1 Shtator do te kete gati planin e detajuar per cdo shkolle se si do te zhvillohet mesimi e aq me teper ne ato shkolla ku edhe para pandemise mesimi behet me 2 turne.

“Mësimi do të vazhdojë normalisht, ndërsa në shkollat e mëdha ose në shkollat me turne, kemi menduar që klasat të ndahen dhe mësimi të zhvillohet me orë të shkurtuar, ndoshta në 30 minuta. Nëse shkolla është e organizuar me dy turne, atëherë do të ketë 3 ose 4 turne”, tregon Gjini.

Megjithate me nje ndarje me turne te klasave do te lind nevoja edhe per mesues te tjere dhe per kete rrjedhimisht duhet edhe rritje e buxhetit, por edne nuk dihet se sa meses apo buxhet shtese do t`i duhet Ministrise se Arsimit ne kushte te pandemise.

Zamira Gjini tregon se mësimi është planifikuar të zhvillohet në klasa i alternuar me atë që do të transmetohet në televizion. Në varësi të situatës nga epidemia dhe rasteve të infektimit në shkolla, mësimi mund të kthehet online në institucione dhe për lëndë të caktuara.