Home TE NDRYSHME Meshkujt nuk mund të lënë pasardhës! A ndikojnë vaksinat në shëndetin riprodhues...

Meshkujt nuk mund të lënë pasardhës! A ndikojnë vaksinat në shëndetin riprodhues të njeriut? Dr. Panariti ben deklaraten e fort

643
0

Këto janë pyetjet më të shpeshta që njerëzit bëjnë qëkur vaksinat anti-covid nisën të injektohen te personat e parë. Dr. Edmond Panariti thotë se këto janë spekulime që nuk kanë asnjë shans të ndodhin.

Ja si i shpjegon dhe u përgjigjet ai këtyre pyetjeve:

A ndikojnë vaksinat në shëndetin riprodhues të njeriut? A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë të bëjnë fëmijë? Po te meshkujt?

Këto pyetje kanë qenë në qendër të një debati publik dhe spekulimeve të shumta ç’orientuese.

Pse doli tani ky shqetësim?

Sepse dikush hodhi hipotezën në publik se një proteinë e quajtur sincitine (syncytine 1), e cila është pjesë e placentës së grave shtatzëna përmban një fragment të vogël kodit gjenetik, të ngjashëm me atë të “kunjave” të coronavirusit.

Prandaj sipas atyre që e përhapën këtë “spekulim” në rrjetet sociale, antitrupat e krijuara nga vaksina, mund të ngatërrojnë “shënjestrën” dhe në vënd që të bllokojnë kunjin e virusit, të godasin këtë përbërës të placentës duke krijuar pasoja te gratë.

Por sipas specialistëve imunologë dhe drejtuesve të qëndrave kërkimore në këtë fushë, nuk ka asnjë provë shkencore direkte apo indirekte që kjo të ndodhë.

Është njëlloj sikur të ngatërrosh elefantin me miun, vetëm sepse ngjyrën e lëkurës e kanë të njëjtë, u shpreh një ndër shkencëtarët më të spikatur në fushën e imunologjisë.

Pra ka pothuajse zero mundësi që të ndodhë!

Në të kundërt është provuar tashmë se covid 19 prek më rëndë gratë shtatzëna krahasuar me të tjerët dhe rrit ndjeshëm shancet e lindjeve premature dhe me pasoja.

Po kështu covid 19 është provuar se ndikon në shëndetin riprodhues të meshkujve.

Prandaj parandalimi i dëmit nga infeksioni me të është shumë kritik… Dhe për këtë nuk kemi mjet tjetër veç vaksinave.