Home TE NDRYSHME Merret vendimi, kush janë 3 vendet e para të BE që hapin...

Merret vendimi, kush janë 3 vendet e para të BE që hapin kufijtë

265
0

Tashme eshte e deklaruar qe Lituania, Letonia dhe Estonia do të jenë vendet e para në Bashkimin Europian që kane vendosur te hapin kufijtë mes tyre në kushtet e pandemisë.
Qytetarët e këtyre vendeve do të nisin te levizin lirshem qe ne 15 Maj, dhe e kane konfirmuar kete kryeministrat e 3 vendeve.

Kreret e qeverive perkatese e konsideruan këtë vendim si hapin më të madh drejt normalizimit të jetës së përditshme.

Mirepo per gjithe te tjeret hyrja ne keto 3 shtete do te jete e kufizuar pasi duhet t`i nenshtrohen me pas izolimit 14 ditor.

Me vone edhe Polonia e Finlanda parashikohet t`u bashkohen kesaj hapesire te perkohshme me 3 vendet baltike pasi edhe ata nuk kane shume humbje jete, por data ende nuk dihet.

Komisioni Europian ka dhene shpesh here direktiva dhe udhezime qe perfshijne heqjen e kontrolleve kufitare por vetem ne nje moment kur konstatohen renie te ritmeve te coronavirusit.