Merret vendimi i fundit për mbylljen e vendit, do njoftohet nga e hëna se…

Italia ka vendosur te zgjase izolimin deri në muajin maj.

Nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli.

Me 24 mijë raste të reja dhe 450 humbje jete në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.

Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.