Merret vendimi i bujshëm/ Qeveria mblidhet me urgjencë, futen sot në fuqi Masat e Reja

Një sërë masash të reja janë marrë sot nga qeveria e Kosovës.

Pak më parë është marrë vendimi që të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Njoftimi:

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës që do të duan të vizitojnë Shqipërinë, qoftë edhe për të kaluar fundjavën, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre pas 24 orësh pa kaluar kalvarin e shpenzimeve dhe sorrollatjeve për të siguruar testin negativ.

Është e paqartë nëse vendimi ka të bëjë për të penguar vaksinimin e mësuesve në Kukës, por një ditë më parë Kurti deklaroi se Kosova nuk pranon vaksina nga vendet që nuk e kanë njohur duke refuzuar ndihmën e Shqipërisë me vaksinat kineze.