Merluc me Domate dhe Pure

Përbërësit

4 filetë merluci (i freskët, pa lëkurë)
750 gr patate
150 gr domate (nën vaj)
2 lugë gjelle pesto
300 ml qumësht
120 ml vaj ulliri
20 gr gjalpë
1 tufë barishte (të përziera)
kripë
piper

Përgatitja
1
Lajini patatet pa i qëruar, ziejini në ujë të bollshëm të kripur për 20 minuta. Ndërkohë ngrohni qumështin me gjalpë.
2
Qërojini patatet sa janë akoma të nxehta dhe shtypini me ndihmën e një piruni.
3
Shtoni qumështin e nxehtë me gjalpë dhe hidhni dhe 60 ml vaj ulliri. Përziejini mirë.
4
Rregullojini me kripë dhe piper filetor e merlucit, ngrohni vajin e mbetur në një tigan dhe skuqini 2-3 minuta për çdo anë.
5
Hollojeni peston me pak vaj.
6
Lajini barishtet, thajini dhe prijini. Ngrohni pak domatet nën vaj.
7
Hidhni purenë në në çdo pjatë dhe shpërndani salcën që morët me peston. Rregulloni dhe filetot në pjatë. Shërbejini menjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *