Meri bën veprimin e papritur për Saimirin

Modelja bukuroshe arriti ti fitonte zemrën Saimirit në mes të 21 konkureteve duke u përzgjedhur në fund prej tij.

Aktualisht ata ndodhen larg njëri tjetrit, pasi Saimirit i është dashur të largohet në Gjermani disa ditë pas spektaklit, ndërsa Meri vijon të jetë në Shqipëri.

Kjo ka bërë që të lindin thashetheme për historinë mes tyre, por që vetë Saimiri ka sqarur se ata të dy janë duke u njohur më shumë jashtë emisionit dhe se po shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin.

Këtyre zërave ju është përgjigjur edhe Meri, e cila ka postuar në instagram një pjesë nga takimi i veçantë që ka pasur me Saimirin në helikopter.

Këtë video e ka rishpërndarë edhe vetë Saimiri, ndërsa e shoqëron me disa emoji me zemra.

Mesa duket gjërat mes tyre shkojnë mirë, pavarësisht distancës.