Larja e peshqirëve në dukje është një proces shumë i thjeshtë! Nëse mendoni se kujdesi ndaj tyre përfshin vetëm një proces larjeje në lavatriçe, me shumë mundësi peshqiri ju ashpërson lëkurën kur fshiheni me të ! Në mënyrë që peshqirët të ruajnë butësinë për një kohë të gjatë ju duhet të dini disa truke.
Sapo të blini një peshqir duhet ta lani
Edhe pse peshqiri është i ri, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta përdorni pa e larë. Nëse fibrat e peshqirit nuk janë të hapura, vetia përthithëse e tij nuk do të jetë maksimale, ndaj duhet që ju ta lani.
Ajo që duhet të bëni është të shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e shpëlarjes. Kjo gjë do të parandalojë ashpërsimin e fibave
Ekspertët rekomandojnë që peshqirët të lahen çdo 3-4 përdorime.
Peshqirët ndryshojnë në varësi të materialit dhe fibrave ndaj bëni mirë të lexoni etiketën përpara larjes ! Disa mund të kërkojnë larje me ujë të ftohtë, ndërsa peshqirët e bardhë pambuku mund t’i lani dhe në proces 90 gradë.
Mos i palosni asnjëherë peshqirët nëse janë sit ë lagësht apo butë sepse do të mbajnë erë myk.