Mendonte se kishte hyrë në menopauzë, gjyshja zbulon që ishte 6 muajsh shtatzënë
Një gjyshe 55-vjeçare, që mendonte se kishte hyrë në menopauzë, zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.
55-vjeçarja prej muajsh kishte pasur shqetësime, por ia kishte lënë moshës ose menopauzës. Por kur bëri një test shtatzënie sa për të qenë e sigurt, mori vesh që ishte pothuajse 6-muajshe shtatzënë.
Michele nuk kishte fituar kilogramë dhe as nuk kishte pasur simptomat që ka pasur zakonisht në shtatzënitë e mëparshme.
Michele dhe Jerry, dhe fëmijët e tyre i uruan mirëseardhjen në jetë vogëluishit Grayson.