Mediat greke: Një stuhi e fuqishme pritet të godasë rajonin, përfshihet edhe Shqipëria

Gjatë orëve në vijim, pritet që moti në një pjesë të Shqipërisë të përkeqësohet.

Lajmi është bërë me dije nga Shërbimi Meteorologjik grek, i cili ka publikuar hartën me zonat që pritet që të goditen nga moti i keq.Në vendin tonë kushtet e paqëndrueshme më së shumti do të përfshijnë zonën e Shqipërisë së Mesme në orët e mbrëmjes në zonat malore.

Por gjatë natës parashikohet të ketë ulje të intensitetit.

Për shkak të pluhurit të akumuluar nga retë gjatë kalimit në Sahara pritet që reshtjet të shoqërohen edhe me fenomene si shiu me baltë. Stuhitë do të jenë të izoluara, të shoqëruara me një erë të lehtë. Edhe ditët e para të javës që vjen do të karakterizohen nga të njëjtat kushte atmosferike.