Mjeku i njohur Pellumb Pipero thote se cdo gje do shkoj mire dhe se nuk duhet te shqetesoheni sezoni i plazhit ka ardhur, njerëzit nuk duhet të frikësohen për të shkuar në plazh, pasi dielli dhe rëra janë shëruese, jo të dëmshme.
Pipero bëri sërish apel për zbatim të masave, madje siguroi se në vendin tonë do ketë shumë pak ose aspak raste nëse njerëzit ndërgjegjësohen më shumë dhe zbatojnë protokollet e vendosura nga institucionet.
Përsa i përket valës së dytë, ai tha se nuk do të ketë një të tillë, por virusi do të vazhdojë të bashkëjrtojë me ne, për sa kohë nuk është shpikur vaksina.
Kurse per pishinat nuk janë rekomanduar jo ato të hapura? Po respektuam protokollet, po ruajtëm distancën, po zbatuam masat, ju garantoj që duke filluar që tani, në Shqipëri do ketë pak ose aspak qarkullim të virusit.
Ndersa per karantinen ai thote se.Kthim mbrapa nuk ka, jam i bindur. Po duhet të zbatojmë masat. Edhe karatina nuk është zgjidhje, por zgjedhje, për të luftuar goditjen e parë.
Shpresojme te behet me mire dhe te ruani distancen sociale.