Më në fund vjen vera, ja si do të jetë moti në fundjavë sipas sinoptikanit

Pas ditëve me temp të ulëta si dhe prezencë të reshjeve të shiut në disa zona, më mnë fund në vendin tonë duket se po vjen vera.

Sizmiologu Hakil Osmani bën të ditur për abcnews.al se gjatë kësaj fundjave në territorin shqiptar do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave.

“Temperaturat e ajrit gjatë kësaj fundjave në territorin shqiptar do të pësojnë një rritje të ndjeshme duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të shkojnë në 11 apo 12 gradë celsius, ndërsa maksimumet në ultësirën perëndimore pritet të luhate në vlerat 30-31 gradë.

Kjo rritje e ndjeshme e vlerave termike do të shoqërohet me mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në vendet malore pritet të ketë herë pas here kalime vranësirash.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj fundjave paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Po ashtu pritet të ketë edhe rritje të temperaturave gjatë kësaj fundjave,” shpjegon Osmani.

Previous arti