Tashme te gjithe presim qe numri i te infektuarve te bie dhe gjenda ne spitale te qetesohet megjithese shikohet qe virusi nuk eshte me agresiv si me pare eshte me i bute dhe ka nje numer te madh te sheruarish.
Por Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pandemisë në vend dhe se ç’pritet të ndodhë në vjeshtë dhe muajt ne vazhdim.
Pipero u shpreh se sipas të dhënave epidemiologjike, virusi thuajse ka hyrë në fazën e fundit dhe ky është një sukses per te gjithe ne qe shikojme qe cdo dite sherohen shume njerez dhe virusi eshte me i dobesuar.
Por Pipero thote se:”Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”
A eshte ky nje sukses i qeverise aktuale apo nje rastesi cili eshte mendimi juaj?