Ogerta Manastirliu vjen me lajme te mira ajo shprehet se:“Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre”, u shpreh Manastirliu në emisonin Real Story.
Më tej, Manastirliu ajo tha se vendet e BE ku hyn dhe Shqipëria do t’i hapin kufijtë mes tyre si me transportin ajror rrugor apo detar.
Ministrja e shendetsise tha se:“Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dyjavor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën.
Në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë”,tha Ogerta Manastirliu.