Javën që vjen moti do të jetë i ndryshueshëm, sidomos në pjesën e dytë të javës. Sipas Shërbimit Meteorologjik U shtarak, dita e Hënë dhe e Martë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike. Gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti do të nisë më kthjellime por prej mesditës pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veri reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
Dita e Enjte parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme që në orët e para të 24-orëshit. Reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formë breshëri.
Dita e Premte parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.