Tashme ne kohen e pandemise udhetimi mbetet luks pasi shume masa shtrenguese ka kudo per udhetaret.
Vendi yne konsiderohet nga shume shtete si vend me rrezik te larte dhe ndaj i kane mbyllur dyert.
Por ende ka edhe nga ata qe nuk e kane problem hyrjen e shqiptareve ne territoret e tyre.
Ndaj Shqiptaret mund te udhetojne pa problem apo kufizime ne Kosove, Maqedonine e Veriut, Turqi Serbi dhe SHBA.
Mirepo kujdes duhet treguar per te hyre ne SHBA pasi kushti eshte qe nuk duhet te kesh qendruar apo hyre tranzit 14 dite para udhetimit ne asnje vend te Schengenit, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit.
Keshtu qe te gjithe ata qe kane vize turistike apo studentet mund te udhetojne tranzit permes Stambollit ose Beogradit. Ndersa shtetasit me pasaporte amerikane ose ata te cilet kane ‘Green card’ perjashtohen nga kufizimet.