Home TE NDRYSHME “Më mirë të kisha luftuar, kam parë tmerr! ”, flet shqiptari i...

“Më mirë të kisha luftuar, kam parë tmerr! ”, flet shqiptari i prekur nga CoVid-19 në Itali: Rama të bëhet mbret…

156
0

Një shqiptar i infektuar nga Covid-19 në Itali ka regjistruar një video ku tregon personalisht simptomat që po kalon nga virusi i keq.

Ai shpjegon se edhe pse ka një fizik të fortë prej palestres qe ka bere, kjo nuk e ka frenuar që koronavirusi ta lodhë aq shumë saqë ai e krahason sikur të kishte luftuar.

Ndër të tjera emigranti shqiptarë flet edhe për masat e marra nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri duke thënë se ato janë të duhura dhe se duhen respektuar. Ai e vlereson shume Ramen per masat e duhura qe ka marre. Sipas tij askush nuk duhet të bëjë trimin me këtë virus pasi ai nuk pyet se sa i fortë je.

Ai ka deklaruar:
“Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të bëhen të kujdesshëm. Mos ta marrin me tallje koronavirusin se është një grip nuk është grip po kolerë. Kam 7 ditë me temperaturë në Itali jam në Torino. Kam nejt 4 ditë në spital dhe sytë e mi e dine c`kanë parë aty.

Ne një dhomë 150 veta. Kam që mbrëmë që më kanë sjell në pavion lart por jam me tension të ulët dhe me marrje mendsh, jam rrëzuar dy tre herë. Kam bërë një ekzaminim koke.

Une peshoj 100 kile dhe kam bo palestër por nuk hyn fare forca, hyn vetëm mendte që duhet me i pas në kokë. Jeta është e bukur keni një kryeministër që po i del goja mbrapa sikur të jetë baba i të gjithë shqiptarëve.
Ju lutem unë po e provoj dhe prandaj po ju them besojeni se është shumë e vështirë. Ju rujt zoti. Kryeministri të bëhet mbret i shqiptarëve.” tha personi i prekur nga koronavirusi.