Pasi muaji gusht po i vjen fundi dhe motit te nxehte po i vjen fundi por sipas meteorologeve pritet qe dhe muaji shtator te jete me mote te ngrohte.
Sa i përket kësaj fundjave, për ata që duan të pushojnë kushtet do të jenë më se të favorshme per plazh ndaj mund ta shijoni ende periudhen e plazhit dhe ne shtator.
Do të kemi mot me kthjellime gjatë gjithë fundjavës. Temperatura do të jenë të larta ndërsa vlera maksimale gjatë orëve të ditës pritet të jenë 38-39 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territorit të vendit.
Në datat 31 gusht, 2-3 shtator do të kemi prani të vranësirave, herë pas here mund të ketë reshje të pakta. Po ashtu pritet edhe një freskim i motit.
Por, pas datës katër do të kemi një rritje graduale të temperaturave deri në 35 gradë celsius. Pra mesa duket, 15 ditët e para të shtatorit do të keni mundësi që t’i shfrytëzoni për pushime.