Ne ditet e sotme duhet te jemi shume te kujdesshem per ushqimet që zgjedhim te konsumojne, e sidomos tek fruta-perimet!
Disa video të fshehta të realizuara nga “Fiks Fare” kane zbuluar disa biseda me fermerët, qe e pranojne midis tyre se domatet, kastravecët apo shalqinjtë janë të rritur me hormone dhe per shkak te rrezikun qe vjen prej tyre as ata vetë nuk i konsumojnë.
Në një vëzhgim në Lushnje, Fier, Kuçovë dhe Berat, nga ku furnizohemi me fruta-perime, emisioni zbuloi se domateve dhe kastravecëve iu injektoheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg e te pelqehen nga bleresit ne sy.
Shitësja në Fier: “Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4-fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”.
Fermeri në Kuçovë: “Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”