Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi është komentuar shumë në media për një nga rrëfimet e saj të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo u ka treguar fillimisht principet e babait të saj, i cili iu kishte sugjeruar vajzave që të mos martohen me meshkuj që i përkasin një besimi apo etnie tjetër.
Mbrëmjen e së shtunës, Fifi u ka treguar banorëve për momentin e vështirë të motrës së saj, Edonës, e cila është martuar me një person të besimit fetar katolik.
“Babi im donte ta largonte prej shtëpisë, derisa i thash: Babë, unë a kam qenë me dy myslimanë? – Po, a kam qenë unë e lumtur? – Jo, a e ke pyetur Edonën ndonjëherë a është e lumtur? Pyete një herë a është e lumtur sepse nuk të bën as kryqi as sexhdja njeri më të mirë. Ulu një herë edhe fol”, tregoi.
Tutje, këngëtarja e hitit “Marova” ka shtuar se motra e saj e vogël tani është personi më i lumtur me njeriun që ka në krah.
“Edona është njeriu më i lumtur në botë, ka rënë në super familje”, tha Fifi. Këngëtarja u tregua emocionale duke u shprehur se motra e saj kishte ngelur shtatzënë para se të fejohej dhe se kjo e kishte vështirësuar gjendjen në familjen e saj.