Mbaroi plazhi për kete vit/Pushuesit ja mbathin nga shiu dhe era/video

Vendi ynë është përfshirë prej ditës së djeshme nga një situatë me mot të paqëndrueshëm. Reshje shiu janë regjistruar në disa qytete, ku nuk kanë munguar as zonat bregdetare.

Qielli në Sarandë sot është bërë “zi” dhe që prej mëngjesit atje kanë nisur reshjet e shiut.

Ky fund-gushti ka gjetur të përgatitur dhe turistët e shumtë që kanë zgjedhur jugun.

Në pamjet që sjell SarandaWeb, shihen disa prej tyre teksa vrapojnë me peshqira në kokë, duke u larguar nga çadrat dhe shezlongët.

Pritet qe muaji gusht te mbyllet me mot me freket po ashtu dhe javet e para te shtatorit.